Së bashku me shefin e komisariatit Librazhd z.Petrit Hala, nën drejtori i policisë së qarkut Elbasan z.Besnik Kongjoni, nënprefektin z.Josif Laska, shefin e stacionit Prrenjas z.Bilbil Lita u zhvillua një takim me Administratorët, kryetarët e fshatrave dhe drejtues të shkollave me fokus forcimin e bashkëpunimit me qëllim zbatimin sa më efektiv të masave për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.
Objektivi nuk është vetëm parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike por shumë e rëndësishme është edhe ndërgjegjësimi, informimi për komunitetin, shkëmbimi i informacionit me qëllim bashkërendimin e veprimeve për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike.