📌Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizon takimin informues për Fondin në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me bizneset e Qarqeve 📍Elbasan, Fier, Berat, 🗓️datë 4 Tetor, ⏰ora 11:30, në ambientet e AIDA-s.
📧Konfirmoni pjesëmarrjen duke dërguar te dhënat tuaja me e-mail në adresën: info@aida.gov.al.
📍Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Rruga “Skerdilajd Llagami”, Nd.1, H.6, Tiranë,
Tel: +355 (0)42251001
*
Dëshiron të ecësh me hapin e kohës, të digjitalizosh biznesin tërësisht apo pjesërisht, të integrosh teknologji të reja, të krijosh platformë të re, aplikacione për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash, ndërtosh një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, përmirësosh ndërlidhjen me klientët, blesh aplikacione apo paketa të ndryshme të programeve kompjuterike, të konkurrosh me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit?
S’ka rëndësi nëse je mikro, i vogël apo i mesëm, ky është financimi i duhur për biznesin tënd.
Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000 (dy milionë e pesëqind) lekë.
Thirrja mbyllet më datë 21 tetor 2022.
Për më tepër kliko linku-un.