Formular Aplikimi për Anëtar të Këshillit Rinor Prrenjas
Projekti “Fuqizimi i Këshillit Rinor Prrenjas” mbështet nga USAID Shqipëri dhe do të implementohet nga Fondacioni Joscelyn në qytetin e Prrenjasit.

Qëllimi kryesor është fuqizimi i të rinjve në proceset vendimmarrëse në Bashkinë Prrenjas.

Në kuadër të këtij projekti ne jemi duke kërkuar të rinjë vullnetarë të cilët janë të motivuar për të qenë anëtarë të Këshillit Rinor. Kanë dëshirën dhe pasionin për të kontribuar për komunitetin e tyre duke i dhënë zë problemeve nëpërmjet advokimit dhe lobimit në proceset vendimmarrëse në Bashkinë Prrenjas.

Nëse jeni të intersuar, ju ftojmë të plotësoni pyetjet e listuara më poshtë me vërtetësi nga ana juaj. Aplikantëve nuk u kërkohet të kenë përvojë të mëparshme në organizata.

Informacioni juaj personal do të mbetet konfidencial.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për një intervistë.

Të aplikosh për Këshillin Rinor Prrenjas do të thotë:

– Ju jeni midis moshës 15 dhe 29 vjeç;
– Kuptoni plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë që vijnë me pozicionin;
– Keni aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese, dhe respektues ndaj diversitetit;
– Jeni në gjendje të shprehë mendimet në mënyrë efektive;
– Mund të punoni pa probleme brenda një ekipi;
– Je një i/e ri/re shumë i motivuar për tu angazhuar për komunitetin tënd.

AlbaniaUSA