Në Bashkinë Prrenjas u realizua me sukses projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale nëpërmjet praktikave të ekonomisë qarkulluese” i zbatuar nga ETMI në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas, GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

♻️ Përmes riciklimit të mbetjeve bujqësore në peleta ushqimore për blegtorinë u zbatua projekti pilot me punishten e parë të peletimit në Nj.A. Rrajcë si dhe u trajnuan 10 gra fermere për vetëpunësim.
➡️ Projekti sjell përfitime mjedisore, ekonomike dhe sociale duke kthyer mbetjet në burim zhvillimi dhe duke fuqizuar rolin e gruas në zonat rurale.