ATRAKSIONET TURISTIKE BASHKIA PRRENJAS
Informacion për Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë
Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.Ai shtrihet brenda këtyre kufijve: • Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd – Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri veriorndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin eZallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes…. • Në lindje Republika e Maqedonisë(Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijonpërgjatë kufirit shtetëror, maja eRadacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafae Kokelit (1883 m), maja e Re ti Kurorës), maja Varri i Marikës, majae Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m). • Në jug (Komunat Rrajce, Qukës,Hotolisht , Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalonte Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugënpër këmbësorë, maja e Skurës.
• Në perëndim (Komunat Lunik eSteblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në maja e Trestenikut, maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë – Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz – Librazhd, derite pika e takimit me rrugën automo-bilistike Librazhd – Steblevë