❗NJOFTIM

🚫 Për parandalimin e përhapjes së #COVID19

👮‍♂Policia bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe Shtabin e Emergjencave pranë Bashkisë Prrenjas ka listën e personave qytetarë të Prrenjasit që kanë ardhur 10 ditët e fundit adresën dhe numrin e telefonit. Po verifikohet nëse këta qytetarë dhe familjet e tyre janë vetëkarantinuar apo jo.

❌ Nëse dikush shkel rregullat e vendosura nga Qeveria shqiptare do të vendoset përpara përgjegjësisë penale dhe administrative.

✅ Eshtë koha të jemi SHUMË TË KUJDESSHËM!

⚠ Nëse do të jetë e nevojshme do të marrim masa edhe më ekstreme.

🔊 Për këtë i BËJ THIRRJE të gjithë qytetarëve të BASHKËPUNOJMË për të mirën e tyre, të familjes dhe komunitetit.

🙏 Përgëzoj të gjithë banorët e Prrenjasit që kanë qenë shembull i mirë duke respektuar masat e marra nga Qeveria.

SHËNDETI I PARI!
BASHKË, #DoJaDalim! 💪