Konsultim publik : Takim me Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)
Data : 23.05.2025 Ora :11.00 Vendi: Pranë Qendrës Komunitare për Shërbime me PAK
Numri i pjesëmarrësve : totali 23; nga të cilët 15 gra dhe vajza, 8 meshkuj (sipas
listës bashkëlidhur)
Titulli i Projekt-aktit që konsultohet: “Tavanet Buxhetore te Programit Buxhetor
Afatmesëm 2026-2028”
Pjesëmarrës: Janë pjesëmarrës nga këshilli bashkiak Prrenjas: Kryetari i Këshillit Bashkiak Medi
Hana, Leonard Ozuni dhe Luan Karriqi nga bashkia Prrenjas Drejtori i Financës Suzana
Kapxhiu, Sekretari i Këshillit Klajdi Lufo, Koordinator i Bashki Të Forta Naim Çope,
Koordinator për Njoftimin dhe konsultimin publik Rudina Kukli; dhe grupe të interesit.
Gjatë këtij takimi Drejtoresha e Financës Suzana Kapxhiu foli për të gjithë pjesëmarrësit për
Tavanet Buxhetore, prioritetet dhe vëmendjen që do ti jepet “Qendrës Komunitare për Shërbime
ndaj Aftësisë së Kufizuar”. Ka qenë projekt i cili ka qenë bashkëfinancim me bashkinë Prrenjas,
tashmë ka kaluar i kalon bashkisë të menaxhojë qendrën. Bashkia Prrenjas do t’ju kushtojë
vemendje Qendrës duke shtuar numrin e shërbimeve si edhe trajnimit të një stafi të kualifikuar dhe
të përkushtuar. Jemi krenarë që kjo qendër është ndër rastet model në të gjithë qarkun duke trajtuar
rreth 180 të rinj me PAK por jo vetëm kaq por ofrohet edhe shërbimi lëvizës për raste të veçanta
edhe në zona të thella të bashkisë. Jemi krenar për stafin që është i përkushtuar dhe do të bëjmë
maximumin tonë që ta mbajmë këtë staf.
Per me teper kliko link
