NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

PËR POZICIONET E PUNËS:

 

 PSIKOLOG ZËVENDËSUES

 

Në kuadër  Projektit “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar” në Bashkinë Prrenjas, Kërkesës për zevendesim të përkohshëm punonjësi, lind domosdoshmëria për shpalljen e vendit të lirë të punës për pozicionin  si më poshtë :

                                                                                                                          

1-      Psikolog  me kontratë të përkohshme si zëvendësuese (leje lindje) 1 pozicion

 

Qëllimi i Vendit të Punës

 

Psikologu në këtë vend pune është përgjegjës për dhënien e shërbimeve psikologjike të tilla si vlerësimi psikologjik, këshillimi dhe terapia e në të njëjtën kohë do të ofrojë konsulta dhe këshilla në mbështetje të kujdesit psikologjik, sjelljes dhe mirëqenies e zhvillimit të fëmijës me aftësi të kufizuar dhe familjes së tij. Ai do të punojë si pjesë e ekipeve me profesionistë të tjerë në hartimin dhe zbatimin e planit individual të fëmijës duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në sjelljen dhe përjetimin emocional të fëmijës dhe familjes, duke përdorur strategji ndërhyrjeje në përputhje me vlerësimin e kryer.

Për më tepër kliko Linku-un