NJOFTIM

“PËR VEND TË LIRË PUNE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR”

Në bazë të ligjit nr 48/2018 “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligji 69/2012 “ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar); Udhëzimit nr 13 datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “ Mësues për Shqipërine”; Shkresa nr. 149 prot. datë 02.03.2022 nga Drejtoresha e Shkollës “Zihni Golemi” “Kërkesë për zëvendësim edukatore kopshti” nr 347 prot. 03.02.2022  dhe vendit vakant ne Kopshtin Publik, Shkolla 9-vjeçare “ Zihni Golemi” Prrenjas-Fshat, Bashkia Prrenjas shpall vend të lirë pune edukatore (me kontratë të përkohshme)  në arsimin parashkollor” si më poshtë:

Lista e vendeve të lira dhe profilet :

Nr Institucioni Arsimor Profili mësuesi
1 Kopshti Publik, Shkolla  9-vjeçare “Zihni Golemi” Prrenjas-Fshat Mësues i arsimit parashkollor

 

Të interesuar për punësim, sipas profileve të shpallura, të paraqiten në datë  11.02.2022 ora  10.00  në ambientet e Bashkisë Prrenjas, salla e Këshillit Bashkiak, ku do të zhvillohet mbledhja e  Komisionit te Vlerësimit , për plotësimin e vendeve të shpallura të lira.

Ky njoftim është i afishuar në këndin e infomimit të Bashkisë Prrenjas dhe në faqen zyrtare të bashkisë Prrenjas.

 

Për më tepër kliko këtu.