NJOFTIM
Për përzgjedhjen e operatorit në linjën rrethqytetëse të transportit të udhëtarëve të Bashkisë Prrenjas
Bazuar në ligjin nr. 8308, dt. 18.03.1998, “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, neni 15, neni 19; udhëzimin nr. 5627, dt. 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, të ndryshuar, neni 11; urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Prrenjas nr.484 , dt.13.09.2022, “Për përzgjedhjen e subjektit që do të liçencohet në linjen per sherbime te rregullta te specializuara per transportin e nxenesve dhe mesuesve ne Bashkine Prrenjas ”:
Bashkia Prrenjas njofton zhvillimin e konkursit për përzgjedhjen e operatorit në linjen per sherbime te rregullta te specializuara per transportin e nxenesve dhe mesuesve si më poshtë:
1 | Prrenjas – Rashtan |
Subjekti fizik ose juridik duhet të disponojë automjet të përshtatshm për kryerjen e transportit të nxënësve dhe mësuesve dhe duhet të dorëzojë pranë Bashkisë Prrenjas dokumentacionin për pjesëmarrjen në konkurs në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 5627, dt. 18.11.2016, të ndryshuar, si më poshtë:
- Kërkesa.
- Formulari i autodeklarimit (për drejtuesin).
3.Vërtetimi nga Gjykata (për drejtuesin).
- Vërtetimi nga Prokuroria (për drejtuesin).
- Dokumentacioni i kredibilitetit bankar.
- Çertifikata e regjistrimit dhe ekstrakti i regjistrit tregëtar për të dhënat e subjektit nga Q.K.B.
- Leja e qarkullimit
- Çertifikata e kontrollit teknik
9 Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve
- Çertifikata e kalibrimit të tahografit
- Kontrata për sigurimin e automjetit
12.Kontrata për sigurimin e pasagjerëve
- Leja e drejtimit.
- Çertifikata e Aftësimit Profesional.
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave dhe Liçencave , mbi kryerjen e pagesës të taksave dhe tarifave vendore (për subjektet që kanë ushtruar aktivitet në periudhën e mëparshme).
Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje e noterizuar.
Dokumentacioni të dorëzohet pranë Bashkisë Prrenjas, deri në datën 09.12.2022 .
Kriteret për klasifikimin e subjekteve, në rast se ka më shumë se një aplikant për linjën përkatëse, do të jenë sipas Vendimit të Këshillit të Bashkisë Prrenjas VKB nr.51, dt.28.06.2022 Klasifikimi bazohet në :
- Vitin e prodhimit të automjetit.
- Numrin e viteve që subjekti mund të ketë ushtruar veprimtarinë në transportin e udhëtarëve me autobusë.
Për informacion më të detajuar subjektet e interesuara mund të drejtohen pranë Bashkisë Prrenjas
Për më tepër linku