Qytetarë të bashkise Prrenjas dhe njësive Administrative ju bëjmë me dije se pranë bashkisë Prrenjas ofrohen shërbimet e platformës E-albania pa pagesë.
Nuk keni pse të shpenzoni para nëpër kancelari apo qendra të tjera kur këto shërbime ofrohen pranë sportelit One-Stop-shop.
Shërbimet përfshijne:
1.Nxjerrje certifikatash të llojeve të ndryshme.
2.Zhbllokim llogarie ne rast humbje të password-it të llogarisë , humbje të email-it, apo dëshironi ndryshimin e numrit të telefonit të regjistruar në llogarinë tuaj.
Më poshtë gjeni dhe një sërë shërbimesh të tjera.

