Të nderuar qytetarë !

Ju ftojmë të merrni pjesë në “Sondazhin online për mbledhjen e rekomandimeve të komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024″ .
Qëllimi i këtij sondazhi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me: mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia; performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia; shërbimet prioritare të komunitetit.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit do të bëhet përmes platformës elektronike të sondazhit online. Sondazhi do të jetë online deri në 30 Nëntor 2021.
Këshillimi publik përmes sondazhit online synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Këshilli i Bashkisë, si përfaqësues i komunitetit, kërkon të marrë më shumë informacion mbi mendimin e komunitetit për përdorimin e fondeve publike për ofrimin e shërbimeve nga ana e Bashkisë, performancën e ofrimit të shërbimeve si dhe cilët janë shërbimet / funksionet që konsiderohen prioritare nga komuniteti. Duke qenë se sondazhi është i aksesueshëm online, aksesueshmëria e tij është e gjerë dhe mundëson gjithëpërfshirjen e komunitetit, pavarësisht vendndodhjes së tyre, në çdo kohë.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.

Kliko linkun ketu.

AlbaniaUSA