BASHKIA  PRRENJAS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

 THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

 

Për sa më sipër, Bashkia Prrenjas dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Prrenjas si më poshtë:

 

 

  1. Aktivizimi i të rinjve

1.1 Zhvillimi i profesioneve tipike rajonale për të rinjtë, bazuar në modele inovacion në fushën e teknologjisë kreative, turizmit, artit dhe kulturës.

1.2 Përfshirja e të rinjve në aktiviteteve kulturore në të gjithë territorin e Bashkisë Prrenjas

  1. Mbrojtja e mjedisit dhe buqësia

2.1 Mbrojtja dhe promovimi i një mjedisi të qëndrueshëm si dhe zhvillimi i aktiviteteve sportieve dhe turistike miqësore ndaj ambientit.

2.2. Rritja e kapaciteteve dhe ngritja strukturave ndihmëse për njohjen, mbledhjen dhe përpunimin e bimëve medicinale.

  1. Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe kujdesi për shtresat në nevojë

3.1 Promovimi i vlerave kulturore dhe turistike të zonës nëpërmjet aktiviteteve rekreative, sportive dhe punës artizanale duke përfshirë: evidentimi i produkteve unike, markëzimi dhe promovimi e tyre në treg.

3.2 Përmirësimi i shërbimve sociale për grupet vulnerable

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 2.000.000 Lek.

 

OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë dhe të dytë dhe aplikuar në thirrjen e tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në bashkinë Prrenjas .

Bashkia Prrenjas rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga muaji Korrik 2020 deri në muajin Mars 2021.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Prrenjas do të jetë i disponueshëm nga 1 Qershor 2020, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiaprrenjas@hotmail.com   ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën

 

Bashkia Prrenjas

Zyra e Njësisë për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj

Rruga “Skënderbeu”

3404 ,Prrenjas

Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë  Prrenjas (www.bashkiaprrenjas.gov.al)

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura:

  1. Bashkia Prrenjas do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Prrenjas takimi informues do të organizohet online. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkia  përkatëse nëpërmjet website.

 

  1. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës bashkiaprrenjas@hotmail.com duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 25/06/2020, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

 

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

 

Bashkia e Prrenjas

Zyra e Arshiv Protokollit ,kati i II

Rruga “Skënderbeu”

3404 ,Prrenjas

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  30 /06/ 2020 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë (www.bashkiaprrenjas.gov.al)

Për me tepër kliko

Deklarata e Partneritetit

Deklarata e shmangies se konfliktit te interesit

Shtojca 1   

Shtojca2

Shtojca3

Shtojca 4

Shtojca5

Shtojca6 Guida2020

Shtojca 7

Shtojca 8

Shtojca 9 

Shtojca 10

Shtojca11

Shtojca 12

AlbaniaUSA