👨🏫
📣Ftojmë të rinjtë e Bashkisë Prrenjas për të aplikuar dhe përfituar nga ky kurs trajnimi 10 ditorë me qëllim marrjen e titullit “Udhëheqës guidash lokale” të cilët do të trajnohet nga një specialist i liçensuar guidash.Trajnimi do të realizohet për 4 ditë edukative-mësimore me leksione në zyrë, 4 ditë të tjera në terren dhe 2 ditë të tjera duke markuar shtigjet turistike.
Në fund të trajnimit të rinjtë do të marrin një çertifikatë📄.
Trajnimi do të jetë falas, të gjitha shpenzimet mbulohen nga organizatorët gjithashtu Guidat do të mbështeten me paisjet e nevojshme për kamping për 10 të rinjtë.
Nisur nga kërkesat e shumta gjatë aplikimit shoqata “Agri-En” kërkon që kandidatët të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar në adresën e emailit📩 agrien.org@gmail.com duke paraqitur interes dhe detaje rreth profilit të tij/saj.
Do të pranohen vetëm ata të rinj që janë me banim dhe brenda territorit të bashkisë Prrenjas.
Do të kenë përparësi moshat nga 18-35 vjeç, mundësisht kandidatë që zotërojnë gjuhë të huaja, gjithashtu do të përzgjidhen mbi 30% vajza.
Apliko tani që të bëhesh një Udhëheqës guidash në zonën tënde deri më 20 tetor 2109.
📩 agrien.org@gmail.com