Bashkia Prrenjas, Njësia e Koordinimit të Integrimit Evropian,  Ndihmës së Huaj dhe Menaxhimit të Performancës, shpall thirrjen e II-të për krijimin e Këshillit Vendor Rinor, i cili është një organ këshillimor që funksionon pranë kryetarit të Bashkisë.

Kandidati/ja duhet të jetë banor/e në Bashkinë Prrenjas,  mosha duhet të jetë prej 15 deri 29 vjeç.

Ftohen të gjithë të rinjtë si dhe qeveria e nxënësve, të paraqesin kandidaturat e tyre për të qenë anëtarë të Këshillit Vendor Rinor Prrenjas.

 

Mirëpresim aplikimet tuaja nga data 16.05.2024 deri në datë 15.06.2024, duke depozituar, kërkesën e tyre bashkangjitur dhe formularin e aplikimit   në adresën tonë e-mail: info@bashkiaprrenjas.gov.al , me subjektin “Aplikim për anëtar të KVR”.

Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:
a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;

  1. b) të mos jetë i dënuar;
  2. c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
  3. d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Gjithashtu kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose të rinjtë mund të shprehin  interesin e tyre, në adresën: “Rruga Skënderbeu” , godina 15 Bashkia Prrenjas, ose të paraqiten  pranë  zyrave të One Stop Shop, Bashkia Prrenjas duke bërë kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin dhe motivimin për të aplikuar;

 

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Me teper shkarkoni formularin ne linkun

AlbaniaUSA