Në kuadër të projektit ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bashkia Prrenjas ka shpallur Thirrjen e tretë publike për projekt propozime. Me qëllim mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, do të organizohet një ditë e hapur/sesion informimi, ku ftojmë të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në thirrje.

Dita e hapur do të organizohet nga Bashkia Prrenjas në bashkëpunim me programin ReLOaD në datën 19 Qershor 2020, ora 10:30, në formën e një takimi online.  Në këtë takim do të bëhet prezantimi i thirrjes së tretë publike për OSHC-të në Bashkinë Prrenjas dhe do të ketë një sesion për pyetje përgjigje mbi thirrjen.

Të interesuarit mund të marrin pjesë në takim duke përdorur link: https://undp.zoom.us/j/99628776645

AlbaniaUSA