🤝Zhvilluam një takim të rëndësishëm me aktorët kryesorë institucionalë dhe shoqërorë të angazhuar në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe në forcimin e mekanizmave të mbështetjes dhe ndihmës për viktimat e dhunës.

Gjatë takimit u diskutua roli i Bashkisë Prrenjas në adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe garantimin e mbrojtjes dhe mbështetjes për personat në nevojë. Gjithashtu u theksua roli i të gjitha strukturave veçanërisht i Policisë dhe Koordinatorit Vendor për Dhunën në Familje në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e tjera për parandalimin e dhunës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi pasojat dhe ndikimin e saj.

#JoDhunësMbështetjePërGratë
#BashkiaPrrenjasPranëQytetarëve