Është zhvilluar sot në bashkinë Prrenjas takimi i tretë për vitin 2021 i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan.
Në këtë takim u prezantua plani i veprimit, si dhe 3 komponentet e rishikuar të planit të menaxhimit për Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.
Pas vlerësimit të bërë nga ekspertët u dhanë rekomandime për tre komponentet e planit të menaxhimit, si flora, fauna dhe aspekti social-ekonomik, për të cilat komiteti duhet të krijojë aktivitete konkrete për përmirësimin e rezultateve.