Pas mbështetjes nga Qeveria për ndërtimin e dy objekteve të rëndesishme per furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve te Njësisë Administrative Rrajce në ujësjellësin “Gurrat e Zeza”dhe Nj.Adm Qukës në ujësjellësin “Dritaj-Fanjë-Karkavec”.💧
Bashkisë Prrenjas i alokohet një tjeter mbështetje financiare për kryerjen e investimit ne rikonstruksionin Ujesjellsit te Prrenjasit🤝
Bashkë me Ekipin Drejtues te AKUM dhe drejtorin e UK Librazhd – Prrenjas diskutuam rreth këtij investimi për 7.463 banorë ,një investim i cili zgjidh nje problem te kahershem te banoreve te Prrenjas-Fshat ,Rashtan si edhe lagjes Plize të fshatit Pishkash👨‍👨‍👧‍👧
Investimet për ujëjsjellësin e Prrenjasit nisin brenda 2019 e do të fokusohen në optimizimin e rrjetit të brendshëm , lidhjen 100% me matësa për konsumatorët, si dhe rikonstruksionin dhe optimizimin e veprës së marrjes në burimin e Qafë-Thanës.
Ky projekt do të garantojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm dhe me cilësi 🚰 për 5953 qytetarë të Prrenjasit dhe garantojnë prurjet e nevojshme për të mbuluar nevojat e 1483 banorëve e ketyre fshatrave💧

AlbaniaUSA