Kryetari i Bashkisë Prrenjas Z. Nuri Belba ka mirëpritur Shefin e Seksionit Politik Alexis Hupin së bashku me Ambasadorin Bullgar Momtchil Raytchevski dhe Zëvendës Ambasadoren e Francës Claire Nantier.
Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë Prrenjas duke diskutuar mbi procesin e Integrimit Evropian si edhe ngritjen dhe funksionimin e këndit të BE-së pranë kësaj bashkie.
Bashkia Prrenjas u bë pjesë e tourit nga Delegacioni Evropian në kuadër të #JavëveEvropiane
Vizita e Delegacionit Evropian vijoi edhe në qendrën e qytetit për të ndjekuar aktivitete të tjera kulturore.
#JavaEvropiane 🚌
#BashkiaPrrenjas 🇪🇺🇦🇱