Në kuadrin e konsultimit publik për projekt-buxhetin 2022 është zhvilluar dëgjesë publike me gra dhe vajza të Bashkisë Prrenjas së bashku me Rrjetin “Sot për të Ardhmen” nën nismën “Merr pjesë, Shprehu Vendos” mbështetur nga UN Women.
U prezantuan dhe u diskutuan prioritete dhe angazhime për komunitetin dhe zhvillimin lokal, të cilat ndikojnë drejtpërsërdrejti në përmirësimin e jetës për gratë dhe vajzat, familjen dhe komunitetin.