Thirrje per tu antaresuar ne Keshillin Rinor Vendor

Bashkia Prrenjas, Njësia e Koordinimit të Integrimit Evropian,  Ndihmës së Huaj dhe Menaxhimit të Performancës, shpall thirrjen e II-të për krijimin e Këshillit Vendor Rinor, i cili është një organ këshillimor që funksionon pranë kryetarit të Bashkisë.

Kandidati/ja duhet të jetë banor/e në Bashkinë Prrenjas,  mosha duhet të jetë prej 15 deri 29 vjeç.

Ftohen të gjithë të rinjtë si dhe qeveria e nxënësve, të paraqesin kandidaturat e tyre për të qenë anëtarë të Këshillit Vendor Rinor Prrenjas.

 

Mirëpresim aplikimet tuaja nga data 16.05.2024 deri në datë 15.06.2024, duke depozituar, kërkesën e tyre bashkangjitur dhe formularin e aplikimit   në adresën tonë e-mail: [email protected] , me subjektin “Aplikim për anëtar të KVR”.

Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:
a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;

  1. b) të mos jetë i dënuar;
  2. c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
  3. d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Gjithashtu kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose të rinjtë mund të shprehin  interesin e tyre, në adresën: “Rruga Skënderbeu” , godina 15 Bashkia Prrenjas, ose të paraqiten  pranë  zyrave të One Stop Shop, Bashkia Prrenjas duke bërë kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin dhe motivimin për të aplikuar;

 

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Me teper shkarkoni formularin ne linkun

BANESË ME KOSTO TË ULËT, ME KREDI TË LEHTËSUAR NGA BUXHETI I SHTETI NËPËRMJET PROJEKTIT TË SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDISË

Në kuadër të programit “BANESË ME KOSTO TË ULËT, ME KREDI TË LEHTËSUAR NGA BUXHETI I SHTETI NËPËRMJET PROJEKTIT TË SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDISË”, Bashkia Prrenjas ju njofton se çdo qytetar mund të aplikojë duke paraqitur kërkesën pranë bashkisë duke dorëzuar dokumentacionin fizik ose duke bërë aplikim on-line në portalin e-albania përmes llogarisë së tyre personale duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e Strehimit Social” duke ngarkuar dokumentat e mëposhtme: