Thirrja për përfaqësuesin e OSHC-së

 Thirrjen Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi tëorganizatve të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit të aplikimeve për Thirrjen e tretë publike për OSHC-të nëBashkinë Prrenjas në kuadër të partneritetit me programin ReLOaD.

Thirrjen e tretë publike për projekt propozime në kuadër të projektit ReLOaD

Në kuadër të projektit ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bashkia Prrenjas ka shpallur Thirrjen e tretë publike për projekt propozime. Me qëllim mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, do të organizohet një ditë e hapur/sesion informimi, ku ftojmë të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në thirrje.