Fuqizimi i Grave në zonat rurale

Në Bashkinë Prrenjas u realizua me sukses projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale nëpërmjet praktikave të ekonomisë qarkulluese” i zbatuar nga ETMI në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas, GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

♻️ Përmes riciklimit të mbetjeve bujqësore në peleta ushqimore për blegtorinë u zbatua projekti pilot me punishten e parë të peletimit në Nj.A. Rrajcë si dhe u trajnuan 10 gra fermere për vetëpunësim.
➡️ Projekti sjell përfitime mjedisore, ekonomike dhe sociale duke kthyer mbetjet në burim zhvillimi dhe duke fuqizuar rolin e gruas në zonat rurale.

Zhvilluam një takim të rëndësishëm me aktorët kryesorë institucionalë dhe shoqërorë të angazhuar në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe në forcimin e mekanizmave të mbështetjes dhe ndihmës për viktimat e dhunës.

🤝Zhvilluam një takim të rëndësishëm me aktorët kryesorë institucionalë dhe shoqërorë të angazhuar në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe në forcimin e mekanizmave të mbështetjes dhe ndihmës për viktimat e dhunës.

Gjatë takimit u diskutua roli i Bashkisë Prrenjas në adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe garantimin e mbrojtjes dhe mbështetjes për personat në nevojë. Gjithashtu u theksua roli i të gjitha strukturave veçanërisht i Policisë dhe Koordinatorit Vendor për Dhunën në Familje në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e tjera për parandalimin e dhunës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi pasojat dhe ndikimin e saj.

#JoDhunësMbështetjePërGratë
#BashkiaPrrenjasPranëQytetarëve