Në ditën e parë të fillimit te sezonit të ri shkollor zgjodhem të ishim së bashku me drejtorin e Zyres Arsimore Prrenjas në Shkollen e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha “ Qukes-Shkumbin për të përuruar shkollën e re ashtu sic i ka hije një përurimi me nxenesit prezent!
Ndërkohë ditën e sotme ja kushtuam vizitave në çdo shkollë per t’u njohur nga afër me të gjitha problematikat duke filluar me bazat materiale deri tek mungesa e stafit pedagogjik veçanërisht mungesa e edukatoreve të kopshteve.
Nga ana e bashkisë do të ketë një mbështetje maksimiale dhe një punë intesive që të minimizojmë problemet në çdo shkolle .
Suksese të gjithe nxënesve në rrugën e gjatë të dijes angazhohuni maksimalisht për të arritur rezultate të mira !
Suksese edhe mësuesve në punën e palodhur dhe përkushtimin që kanë për brezat e të ardhmes !