Në bashkinë Prrenjas është zhvilluar takimi mes Shoqata Une, Gruaja, Forumi i Gruas Elbasan si edhe përfaqësues nga policia, Zyra Vendore Arsimore Përrenjas, mjekësia, pushtetit lokal.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme, si rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të Mekanizmit të Referimit (MR) në Bashkinë Prrenjas. Mbështetja gjithëpërfshirëse ndaj viktimave të Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore.
Bashkëveprimi i të gjithë aktorëve kryesor në luftën kundër dhunës ndaj grave bën të mundur parandalimin e këtij fenomeni.
Gjithashtu dhe procesi i riintegrimit të viktimave në shoqëri kërkon mbështetjen e të gjthë komunitetit.