Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” z.Osman Bosi me motivacionin :
“Kontribut në fushën e bujqesise.Gërshetimi i metodave shkencore me ato te praktikës së përditëshme edhe rritja e prodhimit bujqesor”

z.Osman Bosi është një figurë shumë e njohur e zonës së Prrenjasit,Librazhdit por edhe më gjërë ,puna edhe perkushtimi ka bërë të mundur që emri i tij të skalitet në mendjen e gjithkujt që pati mundësinë të punojë me të por edhe të atyre që merrnin frytet nga puna e tij ,me ambicien për rezultate të larta në punë bëri të mundur që kooperativa që ai drejtonte të ishte kooperativë e tipit të lartë.
Pasioni i tij për punën vazhdon edhe sot që është në pension z.Osman Bosi zgjedh të jetë gjithmonë përkrahës i femerve të rinjë të zonës duke i vizituar gjitjmonë dhe duke i ndihmuar me këshillat e tij produktive!
Të flasësh për një njeri të punës një njeri që punën e bente me zell është pak prandaj zgjodhëm që me vendim të Këshillit Bashkiak Prrenjas vlerësimin për kontributet e pashlyera te z.Osman Bosit t’ia përconim me dhënien e titullit “Qytetar Nderi” një titull mëse i merituar .
Në kuadër të kësaj ceremonie u realizua një dokumentar mbi jetën dhe karrierën,dhënia e titullit ,fjala e disa të ftuarëve miq edhe kolegë të tij,ceremonia vazhdoi me programin e grupit artistik të Qëndrës Kulturore Prrenjas.
I urojmë z.Osman Bosi të ketë jetën e gjatë edhe pasioni i tij ndaj punës të shërbej si motivim për brezat e rinjë që përkushtohen në hapjen e bizneseve në sektorin e bujqësisë!

Z .Osman Bosi ka sfiduar kohen edhe nuk i njeh vitet !

AlbaniaUSA