Prrenjas Njësia Administrative Qukës.
Infrastruktura në fshatin Qukës Shkumbin është një investim i denjë për banorët.
Transformimi i qendrës së fshatit, rruga e asfaltuar dhe pajisur me ndriçim, me një gjatësi 4 km, do u shërbejë 2100 banorëve dhe e lidh këtë zonë me fshatin Skroskë.
Investimet në infrastrukturën rrugore janë pasuar me investimin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.