Mbledhja e Këshillit Bashkiak Prrenjas për Buxhetin e 2020
Pas konsultimesh të gjata me çdo administratorë të njësive Administrative dhe duke pare problemet e zones tone u miratua Buxheti 2020 për Bashkinë e Prrenjasit.
Jemi të sigurt se me miratimin e buxhetit 2020 shumë problematika të banorëve do të marrin zgjidhje ,vëmendja është më së shumti në:
-Përmirësimin e infrastrukturës arsimore
-Rikonstruksionin e rrugëve rurale
-Ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të furnizimit me ujë të pijshëm, si edhe shumë investime te tjera .
Gjatë mbledhjes së sotme miratuam Paketën Fiskale 2020 ,Strukturën Organizative ,gjithashtu edhe Kalendarin Buxhetor 2021-2023 PBA , së bashku me disa projekt/vendime të tjera .
Çdo sektori dhe çdo qytetari të Prrenjasit do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi ynë!
Faleminderit Këshillit Bashkiak për punën e kryer!