Bashkia Prrenjas është angazhuar maksimalisht për të siguruar kushtet higjeno-sanitare në institucionet arsimore pas vendimit për rikthimin e maturantëve në auditore!
Për të qënë sa me të sigurt edhe të mbrojtur maturantët dhe stafi mësimdhënës kemi realizuar :
-Vendosja e shenjave për sigurimin e distancimit social.
-Sigurimi i ujit të rrjedhshëm.
-Dezinfektimi i të gjitha shkollave.
-Furnizimi i të gjitha shkollave me materialet higjieno-sanitare dhe dezinfektantët e nevojshëm për t’u siguruar nxënësve dhe stafit mbrojtje maksimale ndaj Covid-19.
Ndërgjegjësimi dhe respektimi nga të gjithë i rregullave të distancimit social dhe higjenës personale mbetet mënyra më efektive për të krijuar kushte të sigurta.
Të gjitha këto rregulla do të vazhdojnë në mënyrë periodike, duke zbatuar kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Suksese të gjithë maturantëve !
Dalshi faqebardhë✅