Bashkia Prrenjas në bashkëpunim me STAR 2 ka transformuar pjesën hyrëse të bashkisë duke vendosur një standard të ri shërbimi për qytetarët e Bashkisë Prrenjas .

 

Me një investim modest është realizuar  mobilimi i zyrës dhe vendosja e pajisjeve kompjuterike që bën të mundur funksionimin normal të sistemit.

 

-Kryetari i bashkisë Prrenjas  Nuri Belba  shprehet se “pranë zyrës “One Stop Shop” qytetarët marrin plot 175 shërbime vendore dhe 472 shërbime nga platforma e-Albania”.

 

Prej javësh ka filluar puna  ku aktualisht ka fluks qytetarësh për shkak se është në fillimet e saj.

 

Hapja e zyrës me një ndalesë do të shërbejë për banorët të cilët do të kenë mundësi të marrin më shumë shërbime publike, pa qënë nevoja e kontaktit me zyrat përkatëse.

 

Qytetarët e bashkisë Prrenjas kanë mundësi që shërbimet t’i marrin në ambientet e  bashkisë Prrenjas  pa patur nevojë të shkojnë në kryeqytet.

 

“One Stop Shop” tashmë është realitet në bashkinë Prrenjas , përmes së cilës banorët e qytetit do të aksesojnë në ambiente komode.

 

AlbaniaUSA