Takimi mes Shoqata Une, Gruaja, Forumi i Gruas Elbasan si edhe përfaqësues nga policia, Zyra Vendore Arsimore Përrenjas, mjekësia, pushtetit lokal

Në bashkinë Prrenjas është zhvilluar takimi mes Shoqata Une, Gruaja, Forumi i Gruas Elbasan si edhe përfaqësues nga policia, Zyra Vendore Arsimore Përrenjas, mjekësia, pushtetit lokal.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme, si rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të Mekanizmit të Referimit (MR) në Bashkinë Prrenjas. Mbështetja gjithëpërfshirëse ndaj viktimave të Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore.
Bashkëveprimi i të gjithë aktorëve kryesor në luftën kundër dhunës ndaj grave bën të mundur parandalimin e këtij fenomeni.
Gjithashtu dhe procesi i riintegrimit të viktimave në shoqëri kërkon mbështetjen e të gjthë komunitetit.

📌

Kryetari i bashkisë Prrenjas Z. Nuri Belba ka pritur sot ambientet e bashkisë, përfaqësues të GIZ në Shqipëri Z.Luan Dervishej, Menaxherja e projektit Znj. Majlinda Hoxha pjesë e programeve të World Vision Albania si edhe Znj.Vitjona Begeja, drejtuese e ekipit të Diakonia Agapes.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme të cilat janë në interes të komunitetit.
Bashkia Prrenjas do të vazhdoj të bashkëpunoj për projektit RE-IN-VEST II, financuar nga GIZ dhe implementuar nga Diakonia Agapes dhe World Vision Albania.
Projekti ka si qëllim :“Riintegrimin e të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”.
Secili që është i rikthyer nga emigrimi dhe kërkon të integrohet por nuk di se si, ky projekt i shtrirë tashmë dhe në bashkinë Prrenjas do të jetë një mundësi shumë e mirë për t’ju ardhur në ndihmë.