Takimi i tretë për vitin 2021 i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan në Bashkinë Prrenjas

Është zhvilluar sot në bashkinë Prrenjas takimi i tretë për vitin 2021 i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan.
Në këtë takim u prezantua plani i veprimit, si dhe 3 komponentet e rishikuar të planit të menaxhimit për Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.
Pas vlerësimit të bërë nga ekspertët u dhanë rekomandime për tre komponentet e planit të menaxhimit, si flora, fauna dhe aspekti social-ekonomik, për të cilat komiteti duhet të krijojë aktivitete konkrete për përmirësimin e rezultateve.

Fillimi i vitit të ri shkollor

Bashkia Prrenjas uron gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit një vit të mbarë dhe të mbushur plot sukses.📚
Urim të veçantë përcjellim edhe për nxënësit e klasave të para që fillojnë rrugëtimin e tyre të dijes plot emocion. 👫
Bashkia Prrenjas shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjitha shkollat në këtë bashki për një mbarëvajtje mësimore sa më të mirë. Sfida e luftës AntiCovid do të jetë e përbashkët e mësuesve, nxënësve, prindërve duke respektuar protokollet e nevojshme por edhe detyrë e jona duke dezinfektuar ambjentet sa herë të jetë e nevojshmë. Së bashku ne do të kapërcejmë shumë sfida sepse të gjithë kemi një qëllim të vetëm, përhapjen e dijes!
Suksese 💐📚

Java Europiane në Prrenjas

Kryetari i Bashkisë Prrenjas Z. Nuri Belba ka mirëpritur Shefin e Seksionit Politik Alexis Hupin  së bashku me Ambasadorin Bullgar Momtchil Raytchevski dhe Zëvendës Ambasadoren e Francës Claire Nantier.

Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë Prrenjas duke diskutuar mbi procesin e Integrimit Evropian si edhe ngritjen dhe funksionimin e këndit të BE-së pranë kësaj bashkie.
Bashkia Prrenjas u bë pjesë e tourit nga Delegacioni Evropian në kuadër të #JavëveEvropiane
Vizita e Delegacionit Evropian vijoi edhe në qendrën e qytetit për të ndjekuar aktivitete të tjera kulturore.

#JavaEvropiane 🚌
#BashkiaPrrenjas 🇪🇺🇦🇱