Valltarë të rinj ri-jetësojnë vallen tradicionale të Rrajcës. Dy këngëtare polifonike të kësaj zone Emliha Hana dhe Emliha Molla i dhanë ngjyra shtesë kësaj dite. Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore sjell një sens përkatësie dhe krenarie për komunitete si ky
Në kuadrin e konsultimit publik për projekt-buxhetin 2022 është zhvilluar dëgjesë publike me gra dhe vajza të Bashkisë Prrenjas së bashku me Rrjetin “Sot për të Ardhmen” nën nismën “Merr pjesë, Shprehu Vendos” mbështetur nga UN Women.
U prezantuan dhe u diskutuan prioritete dhe angazhime për komunitetin dhe zhvillimin lokal, të cilat ndikojnë drejtpërsërdrejti në përmirësimin e jetës për gratë dhe vajzat, familjen dhe komunitetin.
Në Njësinë Administrative Qukës, u ndalëm për dëgjesën e Projekt- Buxhetit 2022.
Bashkë me banorët identifikuam kërkesa dhe problematika specifike të cilat kërkojnë zgjidhje. Kërkesat e komunitetit do të reflektohen në buxhetin e vitit ardhshëm.
Kemi filluar turin e dëgjesave publike për Projekt-Buxhetin 2022
Konsultimet publike kanë filluar me banorët e qytetit Prrenjas për të vazhduar më pas në çdo njësi administrative.
Gjatë këtij takimi është diskutuar me banorë për problematika specifike. Për vitin e ardhshëm shumë punë dhe projekte mbeten për tu zbatuar. Ndërhyrje që kërkojnë investim mbeten sërish në infrastrukturën rrugore; mirëmbajtja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ofrimi i sa më shumë shërbimeve për grupe në nevojë.
Prioritet tuaja janë detyrë e jona për t’ju shërbyer.
Bëhuni pjesë e dëgjesave duke shprehur opinionin tuaj ose dërgojeni rekomandimet në rrugë elektronike ose postare