Hapja e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave!

 

Me hapjen e fushatës së ndërgjegjësimit 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas, Bashkia Prrenjas në bashkëpunim me
koordinatoren e Dhunës në Familje , Psikologia e Forumit të Gruas Elbasan dhe Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave te Fëmijëve zhvilluan aktivitet sensibilizues.
Në këtë aktivitet u shpërndanë fletëpalosje, mesazhe sensibilizuese e ndërgjegjësuese dhe simboli i këtyre ditëve fjongoja portokalli. 🧡
Ftojmë qytetarët të mos heshtin ndaj asnjë forme të dhunës por ta referojnë dhe të raportojnë çdo rast.
DHUNA ËSHTË STREHA E FUNDIT E DËSHTAKËVE!

#BëjeBotënPortokalli 🟠
#16DitëteAktivizmit🧡
#StopDhunës🚫
Shoqata Une, Gruaja
#DenoncoReago🗣1️⃣1️⃣2️⃣

 

 NJË BALLKON NJË FLAMUR

🇦🇱 NJË BALLKON NJË FLAMUR 🇦🇱
Kemi hyrë në javën më të rëndësishme të Festave Kombëtare 28-29 Nëntorit.

Ju ftojmë të na bashkoheni nismës sonë duke valëvitur FLAMURIN 🇦🇱kuq e zi 🦅në çdo ballkon, në çdo dritare apo kudo tjetër duke i bërë këto festa më të bukura.
Në kuadër të këtyre festave bashkia Prrenjas do të organizojë më datë 28 Nëntor koncertin festiv, ju ftojmë të na bashkoheni për të nderuar ditët më të rëndësishme të historisë së SHQIPËRISË 🇦🇱 🦅

Konsultim publik në Njësinë Administrative Rrajcë për projekt-buxhetin 2022

📝Vazhduam sot me dëgjesat për projekt-buxhetin 2022, në 📌Njësinë Administrative Rrajcë.
✅Gjatë këtyre dy viteve në këtë njësi nuk kanë munguar investime të rëndësishme në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës etj. Gjithashtu Rrajca është pjesë e programit të 100 Fshatrave e cila do të hapë rrugën turizmit, kulturës, zhvillimit ekonomik të zonës.
👉Së bashku me banorët sot diskutuam për shqetësime dhe prioritete të tyre të cilat do të reflektohen në hartimin e buxhetit 2022📊.

Investime në Qukës-Shkumbin

Prrenjas📌 Njësia Administrative Qukës.
 Infrastruktura në fshatin Qukës Shkumbin është një investim i denjë për banorët.
Transformimi i qendrës së fshatit, rruga e asfaltuar dhe pajisur me ndriçim, me një gjatësi 4 km, do u shërbejë 2100 banorëve dhe e lidh këtë zonë me fshatin Skroskë.
Investimet në infrastrukturën rrugore janë pasuar me investimin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.