SHËRBIMET ONLINE NGA DATA 1 MAJ 2022

1.NGA 1 MAJI SHËRBIMET DO TË JENË ONLINE.

2.SHËRBIMET E GJËNDJES CIVILE OFROHEN NË SPORTELET ONLINE DHE FIZIKE.

3.VËRTETIMET E E NDIHMËS EKONOMIKE DHE AFTËSISË SË KUFIZUAR DO TË OFROHEN ONLINE

4.NJOFTOHEN DHE GJITHË PENISONISTËT PËR PAMUNDËSI NË AKSES TE KETYRE SHËRBIMEVE MUND TË PARAQITEN PRANË BASHKISE PRRENJAS PRANË SPORTELIT (ONE STOP SHOP) OSE TE KONTAKTOJNË NË NUMRIN E TELEFONIT 0695856250 (NUMRI I SPECIALISTIT TË  IT-SË )

 

Faza e fundit e asfaltimit të rrugës në fshatin Qukës-Skënderbe

📍Qukës Skënderbe
Po shkon drejt përfundimit faza e fundit e asfaltimit të rrugës në fshatin Qukës-Skënderbe 🛣.

Kjo zonë e ka patur të domosdoshme ndërhyrjen dhe është përcaktuar si prioritet investimi nga vetë banorët gjatë konsultimeve publike.🤝
🚧 Përmbyllja e këtij investimi u realizua nga të ardhurat e Bashkisë Prrenjas,po ashtu dhe nga administrimi i duhur i buxhetit edhe pse në kushte jo të favorshme në cilën ndodhemi jo vetëm ne por e gjithë bota!
✅Një investim mjaft i rëndësishëm ky për banorët e fshatit Qukës Skënderbe, por impenjimi dhe puna për ne nuk ndalet ,shumë shpejt hapim proçedurën për asfaltimin e rrugës e cila do të lidh fshatin Qukës-Shkumbin me fshatin Skroskë🛣🙏
it e 🛣.

Bashkia Prrenjas vlerëson mësuesit për festën e 7-Marsit

Me rastin e festava të 7-8 Marsit bashkia Prrenjas dhe ZVA Prrenjas  kanë vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje, mësues të kësaj bashkia që kanë kontribuar në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijes. Në këtë ditë të veçantë dedikuar të gjithë mësuesve , kryetari i bashkisë Prrenjas Z.Nuri Belba përcolli mesazhin e tij se bashkia Prrenjas do të jetë gjithmonë ndihmë e shkollave për mbarëvajtjen e një procesi sa më të mirë mësimor.

Atmosferë festive në Prrenjas

Festat kanë mbërritur dhe atmosfera magjike e tyre ndihet kudo por fëmijët janë ata që e reflektojnë më shumë, duke i pritur me padurim këto festa.

Qyteti i Prrenjasit ndezi dritat vezulluese rreth pemës 🎄simbol të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 🎅.
Kryetari i bashkisë Prrenjas Z. Nuri Belba uroi që me ardhjen e këtyre festave të kemi një vit më të begatë dhe të shëndetshëm për të gjithë 🙏.