Rehabilitimi i rrugëve te fshatrave kryesore

Ky është vetëm fillimi i punës , sapo kemi përfunduar rehabilitimin e disa prej rrugëve kryesore të fshatrave 🛣🚧
Tashmë puna do të fokusohet në shtrimin e rrugëve në çdo lagje të secilit fshat të bashkisë Prrenjas(aktualisht kemi perfunduar një nga lagjet e fshatit Katjel,Karkavec ,vazhdojmë punën ne lagjen Plizë)
#BashkiaPrrenjas
#TransformimiSapoKaFilluar✅

Per me teper kliko linkun

http://www.librazhdi.info/kryebashkiaku-nuri-belba-prioritet-rehabilitimin-e-rrugeve-rurale-te-bashkise-prrenjas/?fbclid=IwAR2dxDWEVCqfIcIBeid4Nlq3CBaKLD95mxCQS7eO6rpq1Uxz8Bcw0AYVe3o

Zhvillimi i turizmit në Bashkinë Prrenjas

Zhvillimi i turizmit në Bashkinë Prrenjas
👷‍♂️Shënimi i shtegut Sofra Skëndërbeut – Shkalla Skëndërbeut Rritja e infrastrukturës turistike jep mundësinë e eksplorimit të bukurive të monumenteve kulturore të natyrës së mrekullueshme dhe të pasurisë etno-kulturore që karakterizon zonën.
North Green Association
Programi #ReLOaD
Zbatuar nga UNDP Albania
Financuar nga European Union in Albania
dhe Bashkia Prrenjas, Faqja Zyrtare
#prrenjas #tuorism #development #northgreenconcept #vizitoprrenjasin #shkallaskenderbeut #sofraskenderbeut

Miratohet buxheti i Bashkisë Prrenjas për vitin 2020

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Prrenjas për Buxhetin e 2020
Pas konsultimesh të gjata me çdo administratorë të njësive Administrative dhe duke pare problemet e zones tone u miratua Buxheti 2020 për Bashkinë e Prrenjasit.
Jemi të sigurt se me miratimin e buxhetit 2020 shumë problematika të banorëve do të marrin zgjidhje ,vëmendja është më së shumti në:
-Përmirësimin e infrastrukturës arsimore
-Rikonstruksionin e rrugëve rurale
-Ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të furnizimit me ujë të pijshëm, si edhe shumë investime te tjera .

Gjatë mbledhjes së sotme miratuam Paketën Fiskale 2020 ,Strukturën Organizative ,gjithashtu edhe Kalendarin Buxhetor 2021-2023 PBA , së bashku me disa projekt/vendime të tjera .

Çdo sektori dhe çdo qytetari të Prrenjasit do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi ynë!

Faleminderit Këshillit Bashkiak për punën e kryer!

#BashkiaPrrenjas
#Prrenjas2020

Ti nuk do të jesh kurrë vetëm

#TiNukdojeshKurrëVetëm

Jemi të gjithë njësoj edhe të barabartë!
JU sot keni nevojë për gjithçka tonën që është e Juaja ,por jo vetem sot ,çdo moment çdo dite bashkia edhe unë personalisht si Kryetar i bashkisë do të qëndroj pranë zgjidhjes së çdo problemi që ju do hasni,do angazhohemi që gjithmonë të vleresoheni dhe të jeni qëndra e vëmendjes sepse e meritoni🙏
Zgjodhëm të gëzojmë në prag festash ,por festa është një grimcë kundrejt detyrimeve që kemi ndaj jush!

Ju falenderojmë për kohën që na kushtuat 🙏😀👭👬
Gëzuar festat !🎁🎊🎄