Iftar në Bashkinë Prrenjas

Ishim bashkë me besimtarë dhe agjërues të ndryshëm në një darkë, në një iftar të ofruar nga bashkia Prrenjas!

Zoti i pranoftë lutjet dhe agjërimet tuaja, për një familje më të fortë dhe të begatë, për një shoqëri më të mirë dhe më të paqtë!

Gëzuar Fitër Bajramin, motra dhe vëllezër të bashkisë Prrenjas! Zoti qoftë me të gjithë shqiptarët, në këto kohë të trazuara! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Fillojnë punimet ne Ujësjellësin e Rrajcës

Ujësjellësi i Rrajcës, në fakt më i madhi në investimet e kësaj natyre, do të furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë  , Kovanikun, Skënderbejn, Bardhajn, Sutajn, Rrëzën dhe një pjesë e madhe e Rrajcë-Fushës (gjithë familjet që janë mbi shinat e trenit)!

Jemi duke ndjekur hap pas hapi punimet të cilat duhet thënë se janë cilësore dhe të mira!

“GURRAT e ZEZA” një premtim i mbajtur për Rrajcën

Pavarësisht se çfarë ndodh në arenën politike, ne jemi të fokusuar tek PUNA.

Përfundimi i trajnimit për projektin ReLOaD me OSHC-të

Bashkia Prrenjasnë bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD në Shqipëri ka shpallur më 17 Maj 2019 Thirrjen e dytë publike për OSHC-tëe cila do të jetë e hapur deri më 28 Qershor 2019. Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD ka organizuar një ditë të hapur/sesion informimi dhe një trajnim 3-ditor mbi“Ciklin e Manaxhimit të Projekteve”.

  1. Dita e hapur u  organizua më29 Maj 2019
  2. Trajnimi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” u organizua  në datat 29-30-31 Maj 2019

 

Festa e Fëmijeve

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur!👑👑👑😀🥰😘😍

Jeta juaj qoftë plot diell e begati!

Fëmijët meritojnë një shoqëri më të mirë, një botë më të vëmendshme ndaj tyre!

Të gjithë fëmijët janë pasuri e paçmueshme, janë thesari i familjeve të tyre!

Falemnderit që na e zbukuroni jetën, fëmijët tanë të dashur!👑👑👑😀🥰😘😍