Alokohet mbështetje financiare për investimine rikonstruksionit të Ujësjellësit të Prrenjasit

Pas mbështetjes nga Qeveria për ndërtimin e dy objekteve të rëndesishme per furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve te Njësisë Administrative Rrajce në ujësjellësin “Gurrat e Zeza”dhe Nj.Adm Qukës në ujësjellësin “Dritaj-Fanjë-Karkavec”.💧
Bashkisë Prrenjas i alokohet një tjeter mbështetje financiare për kryerjen e investimit ne rikonstruksionin Ujesjellsit te Prrenjasit🤝
Bashkë me Ekipin Drejtues te AKUM dhe drejtorin e UK Librazhd – Prrenjas diskutuam rreth këtij investimi për 7.463 banorë ,një investim i cili zgjidh nje problem te kahershem te banoreve te Prrenjas-Fshat ,Rashtan si edhe lagjes Plize të fshatit Pishkash👨‍👨‍👧‍👧
Investimet për ujëjsjellësin e Prrenjasit nisin brenda 2019 e do të fokusohen në optimizimin e rrjetit të brendshëm , lidhjen 100% me matësa për konsumatorët, si dhe rikonstruksionin dhe optimizimin e veprës së marrjes në burimin e Qafë-Thanës.
Ky projekt do të garantojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm dhe me cilësi 🚰 për 5953 qytetarë të Prrenjasit dhe garantojnë prurjet e nevojshme për të mbuluar nevojat e 1483 banorëve e ketyre fshatrave💧✅

Surprizë nga vogëlushët e projektit RE-IN-VEST

Një surprizë shumë e këndshme nga vogëlushët e projektit RE-IN-VEST (riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi per ta ne vendin e tyre),të cilët na dhuruan shumë energji pozitive dhe na zbukuruan zyren👯‍♂️👩‍👧‍👧
Së bashku me koordinatoren e këtij projekti biseduam rreth bashkpunimit që do të ketë gjithmonë nga stafi i bashkisë tonë , në mënyrë që të lehtësohet aksesueshmëria e shërbimeve dhe riintegrimi i fëmijëve në sistemin arsimor.📖
Faleminderit për vizitën edhe dhuraten e bukur !🍀📝

Punimet e ujësjellesit Dritaj-Fanjë-Karkavec drejt përfundimit

Punimet e ujësjellesit Dritaj-Fanjë-Karkavec drejt përfundimit në veprën e marrjes ,edhe pak ditë i japim fund problemit disa vjeçar me ujin e pijshëm banorëve te këtyre tre fshatrave të Njësisë Administrative Qukës ,duke i krijuar kështu mundesinë dhe plotësimin e nevojës për t’u furnizuar 24 orë me ujë të pijshëm 💧

Një nga investimet më të rëndësishëm nga Qeveria Shqiptare për Bashkinë Prrenjas ✅

 

Fuqizimi i bashkëpunimit për minimizimin e dhunës

Mirëpritëm në takim sot përfaqesues edhe ekspert për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm ,gjithashtu vlerë të shtuar kishte edhe prania e shoqërisë civile,perfaqesues te sigurise publike, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të bashkisë së bashku me kryetarin .

Fokusi i diskutimit ishte

me aktoret e vijes se pare :mësues, oficerë të policimit në komunitet, punonjës sociale, psikologë, mjekë, administratorë socialë, koordinatorë të njësive të mbrojtjes së fëmijeve etj ,për të bërë të mundur në kohë reale identifikimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve qe cënojnë sigurinë e komunitetit .

Nga ana e bashkise do të këtë nje mbeshtetje maksimale që keto diskutime të mos ngelen vetëm ne tryezen e bashkbisedimit por te marrin jetë në veprime edhe ndërhyrje konkrete.
Një takim i frytshëm edhe shumë produktiv ne interes të sigurise së komunitetit!