Pastrimi i Qyteti

Nuk ndodhemi në ndonjë zonë të braktisur apo në pyll.❌ Jo ! Jemi në Lagjen e Spitalit në dukje si një pjesë e xhunglës 🦗🦎
Gjendemi në situatën ku 90% e buxhetit për mirëmbajtjen është shpenzuar deri më 30 korrik ,ndërkohë që pamjet flasin qartë që paratë nuk kanë shkuar aty ku duhet .
Jemi angazhuar që t’i kthejmë pamjen e duhur, së bashku do ta shtrijmë aksionin në çdo cep për të pasur një qytet të pastër dhe të shendetshëm për të gjithë🌷🌿🍃

Ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës së fshatit Skroskë

Vijojmë intensivisht ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës së fshatit Skroskë !
Puna ka nisur me shtrimin e shtresës së çakullit(tampan) dhe më
pas me rrulimin,duke krijuar kështu një standart të ri për mirëmbajtjen e rrugëve.
Edhe pse nderhyrja në këtë aks ka munguar nga pushteti lokali ,tashmë me përfundimin e punimeve të kësaj rruge ,puna do të shtrihet në të gjitha akset që kërkojnë ndërhyrje .

Vetëm vullneti për të punuar çdo ditë për banorët mund ta transformoj Prrenjasin!

 

Inspektimi i punimeve përgjatë trotuarëve të unazës së qytetit Prrenjas

Një ndër prioritet tona, cilësia e investimeve !
Çdo investim do të preket nga afër, nuk do të tolerojmë detajin më të vogël të bërë gabim!

Ashtu si çdo investim i realizuar në Prrenjas punimet janë me cilësi të dobët edhe pa standart.Po ashtu edhe investimi në fjalë rezultoi me projekt te cunguar ,pa studim të mirëfilltë të bërë në terren,gjithashtu identifikuam probleme të mëdha edhe shqetësuese që kanë dal gjatë punimeve.🚧 Por u siguruam që të merren masa për të korrigjuar çdo mangësi edhe puna të bëhet si duhet dhe çdo qindarkë e taksapagueseve të mos shkojë dëm.

BASHKIA PRRENJAS NË PROCES TRANSFORMIMI✅

 

Rikonstruksion i trotuarëve të unazës së Qytetit Prrenjas

Sapo kemi filluar shtrimin dhe asfaltimin e trotuarëve të unazës së qytetit të Prrenjasit!

Një investim i bashkisë Prrenjas, me një vlerë 75 mil lekë pa tvsh, do të mundësojë transformimin total të unazës së qytetit!

Natyrisht, që ky investim do të kishte mbaruar tani, nëse buxheti i bashkisë s’do të ishte bllokuar për 5 muaj rrjesht! Pas dy muajsh, gjithçka është gati!

Një premtim i mbajtur👌🏻🤗
Një investim më shumë për Prrenjasin🌻✅✅