Fuqia e te rinjve

*Power of youth*
Muralia e Europës është aktiviteti i realizuar nga nxënësit e klases së IX të shkollës 9 vjeçare “Qybra Sokoli” në bashkëpunim me Njësinë në Bashkinë Prrenjas për Koordinimin e Integrimit Europian në kuadër të Javës Europiane.

Falenderojmë vecanërisht nxënësit e klasës së IX, mesueset Desdemona Kaca, Marie Bajlozi dhe drejtorinë e shkollës.

Aktivitetet e realizuara gjatë Javës Europiane në bashkinë Prrenjas kanë patur përkudesjen e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj. Miranda Rira .
🇪🇺 🇦🇱

Gezuar Europe

Sot në Bashkinë Prrenjas u festua Dita e Europës me temë *Gëzuar Europë* nga Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në bashkëpunim me nxënësit shkollës “Qybra Sokoli”.
Nxënësit të ndarë në grupe kishin të shënuar në pankartat e tyre mesazhe si dita e Tokës, Dita ndërkombëtare e Mjedisit, Dita ndërkombetare pa makina etj.
Falenderojmë veçanërisht nxënësit e klasës së II, mësuesen Valbona Shuli dhe drejtorinë e shkollës. 🇦🇱🇪🇺

 

Java Europiane në Bashkinë Prrenjas

Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmes se Huaj në bashkinë tonë zhvilloi një sërë aktivitesh në bashkepunim me Kopshtin e fëmijeve për hapjen e “Javës Europiane “.
“Bashkimi Europian në sytë e fëmijëve” ishte motoja e këtij aktiviteti ku fëmijet dhanë shfaqje artistike me kënge, valle dhe recitime në gjuhët italisht ,greqisht ,frengjisht ,gjermanisht,spanjisht .
Nje falenderim i vecante i shkon edukatoreve znj.Feride Mekshi , znj.Erisa Mekshi dhe drejtoreshes znj.Flutura Vasku.