Ndihmë me pako ushqimore për familjet në nevojë

Me mbështetjen e Qeverisë,Prefekturës Elbasan dhe Drejtorisë së Shërbimit Social siguruam mbështetje për disa nga familjet më në nevojë por edhe për ato të cilat patën dëme nga tërmeti ,stafi i bashkisë me perfaqësues të urbanistikës,emergjencave dhe shërbimit social ishin në terren për të evidentuar çdo dëm por me e rëndesishmia për t’i dhënë sado pak ndihmë me pako ushqimore dhe materiale çdo familje që ka më shumë nevojë!
#ShqipëriSolidare👏

Inspektimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm në Bashkinë Prrenjas.

Me Kryetarin e Grupit Parlamentar z.Taulant Balla inspektuam ecurinë e punimeve që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm në Bashkinë Prrenjas. 💧

Ky është një projekt i madh i qeverisë gjermane permes KFW permes projektit të Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas do garantohet jo vetëm cilësia e punimeve, por edhe zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm të disa fshatrave .✅
Ky projekt mëse i domosdoshëm parashikon jo vetëm furnizimin me ujë por edhe ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.
#egjithëvëmendjatekJu👨‍👨‍👧‍👧

Suksese të gjithe nxënesve në rrugën e gjatë të dijes

Në ditën e parë të fillimit te sezonit të ri shkollor zgjodhem të ishim së bashku me drejtorin e Zyres Arsimore Prrenjas në Shkollen e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha “ Qukes-Shkumbin për të përuruar shkollën e re ashtu sic i ka hije një përurimi me nxenesit prezent!
Ndërkohë ditën e sotme ja kushtuam vizitave në çdo shkollë per t’u njohur nga afër me të gjitha problematikat duke filluar me bazat materiale deri tek mungesa e stafit pedagogjik veçanërisht mungesa e edukatoreve të kopshteve.
Nga ana e bashkisë do të ketë një mbështetje maksimiale dhe një punë intesive që të minimizojmë problemet në çdo shkolle .

Suksese të gjithe nxënesve në rrugën e gjatë të dijes angazhohuni maksimalisht për të arritur rezultate të mira !
Suksese edhe mësuesve në punën e palodhur dhe përkushtimin që kanë për brezat e të ardhmes !

Kryefjala e ditëve të fundit për stafin e shërbimeve publike kanë qënë shkollat🙋‍♂️🙋‍♀️

Kryefjala e ditëve të fundit për stafin e shërbimeve publike kanë qënë shkollat🙋‍♂️🙋‍♀️
Edhe në ditet e pushimit puna ka vazhduar me intensitet të larte për lyerjen,rehabilitimin dhe pastrimin e ambienteve të të gjitha shkollave,çerdheve dhe kopshteve te bashkisë Prrenjas për t’ju krijuar komoditetin e nevojshëm në fillimin e sezonit të ri shkollor!
Nderkohe ngel per t’u vleresuar bashkepunimi i punonjesve te sherbimit me drejtorët e shkollave !

Tani mbetet vetem t’ju urojme suksese ne vitin e ri shkollor 📚📝