Rehabilitimi i mbi 2 km rruge në fshatin Gurrë ,Njësia Administrative Qukës

Premtim i mbajtur ndaj banorëve të fshatit Gurrë!

Rehabilitimi i mbi 2 km rruge në fshatin Gurrë ,Njësia Administrative Qukës ,ndërhymë në shtrimin,sistemim dhe hapjen e kanaleve anësore ,kjo rrugë iu shërben mbi 50 familjeve te fshatit ,por është edhe rrugë lidhëse për lagjet e fshatrave të tjerë ,shërbimi ndaj banorëve është çdo ditë kryefjala e punës tonë 🚜🛣
Çdo problematike i jepet rëndësia dhe zgjidhja e menjehershme !
#BashkiaPrrenjasnëprocesTransformimi✅

Programit “Bashki të forta”

Në kuadër të programit “Bashki të forta” organizuam në ambientet e bashkisë një nga takimet për hartimin dhe zbatimin e planit vendor të menaxhimit të mbetjeve urbane .
Elementet e punës janë pastrimi i rrugëve dhe grumbullimi i mbetjeve ,klasifikim/përpunimi në të riciklueshme dhe organike,vend depozitimet i mbetjeve nga ndërtimet dhe së fundi rehabilitimi i vendgrumbullimeve të mbetjeve.
Ky projekt ka si qëllim:
•Vendosjen e sistemit të menaxhimit të mbetjeve urbane në nivel bashkiak sipas standarteve kombëtare.
•Asistenca teknike do të fokusohet në hartimin e mjeteve dhe proceseve që do të ndihmojë bashkinë për menaxhimin e mbetjeve ,nëpërmjet katër paketave.
-Menaxhimi i Mbetjeve
-Edukimi parashkollor
-Menaxhimit të Performancës së Bashkive
-Përfaqesimi në Keshillin Bashkiak

Projekti financohet nga Helvetas Swiss Intercooperation!

#BashkitëForta
#BashkiaPrrenjas👨‍👨‍👧‍👧
#HelvetasSwissIntercooperation✅🍀

Kërkesa nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare Qukës-Skënderbe

Në gjithë këto vite pune kemi diskutuar e shqyrtuar shumë kërkesa nga banorët por sot në ambientet e bashkisë na u parashtruan disa kerkesa në mënyrë shumë të bukur, kërkesa shumë të sinqerta por edhe mëse të nevojshme nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare Qukës-Skënderbe të cilët gjetën edhe rastin për të na uruar !👩‍👧‍👧💐
Të gjitha kërkesat që dëgjuam nga zeri i fëmijëve do të marr vëmendjen e duhur edhe zgjidhjen e menjëhershme duke ju krijuar komoditetin gjatë zhvillimit të procesit mësimor,duke filluar me një biblotekë të pasuruar me libra jashtëshkollor,bazë materiale dhe një ambjent të pastër 🍀📚✏️📖
Gjatë këtij bashkëbisedimi të këndshëm me këto fëmijë të talentuar patëm mundësinë të dëgjonim edhe historinë e veçantë shëndetësore të Xhulianës gjithashtu ajo është nga fshati Menik edhe na shprehu sesa e lumtur ishte bashkë me shokët e saj për plotësimin e kërkesës së tyre për t’ju mundësuar një mjet transporti për të ardhur në shkollë.🙋‍♀️🙋‍♂️🚌

Ne ju mundësojmë kushtet për një proces mësimor sa më komod ,Ju bëni më të mirën e mundshme për arritur rezultate më të larta në shkollë sepse në një ardhme të afërt do të jeni ju ulur në këto karrige! ✅

Menaxhimi i rasteve të zjarreve🔥në pyjeve dhe kullota në mënyrë efiçente

🚒 Menaxhimi i rasteve të zjarreve🔥në pyjeve dhe kullota në mënyrë efiçente dhe pa pasoja ishte tema e takimit sot në Bashkinë Prrenjas ku morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të zjarrfikses bashkia Prrenjas, shërbimit pyjor, AdZM Elbasan, emergjencat civile,etj.
➡️Ky projektet financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile #AMSHC.
🕵️‍♂️Vrojtimi dhe sinjalizim në kohë, marrja e masave organizative nga strutkturat përkatëse ndikojnë drejtpërdrejt në menaxhimin efikas të rasteve me zjarre në pyje dhe kullota.
👩‍🏫 Trajnimi teknik i skuadrave të zjarrit është një nga aktivitetet kryesore të projektit i cili ndikon në përmirësimin e punës në parandalimin,izolimin dhe shuarjes të zjarreve në pyje pa pasoja apo incidente në këto raste.
⚠️🚭🌲🌳🍃☘🌾🐛🐜🐢🐾🐿🐗🐻🦡